Këshilli i Ministrave i Punëve të Përgjithshme të BE-së nuk mori vendim për fillimin e bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kështu që vendimi kalon tek shefat e shteteve ose qeverive të cilat do të takohen në Bruksel ditën e enjte dhe të premten.
Megjithë përpjekjet e Presidencës finlandeze për të arritur një kompromis midis vendeve anëtare duke e ndarë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kundërshtimi i fortë erdhi nga Franca, Gjermania dhe Italia, informon AIM.
Paris refuzoi të ndajë të dyja vendet sepse tani është plotësisht kundër çdo zgjerimi, ndërsa Berlini dhe Roma e shohin shumë të rrezikshme ndarjen e Shqipërinë sepse ekziston mundësia të presin gjatë pas Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të gjithë mbeten optimistë se një vendim pozitiv është i mundur të enjten në takimin e nivelit më të lartë.
“Unë mendoj se kjo është hera e parë që negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të diskutohen në nivelin më të lartë, liderët do të kenë një mundësi ta diskutojnë këtë në një kontekst më të gjerë, gjë që më jep shpresë. Shumica e vendeve anëtare mbështesin hapjen e negociatave për të dyja vendet”, tha ministrja e Jashtme e Finlandës, Titi Tupurainen.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...