Ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski në gjyqin e sotëm të fjalës përmbyllëse për ngjarjet e “27 Prillit” tha se nuk ka pasur asnjë plan për të rrezikuar rendin kushtetues.
“Lidhur me akuzën se ne kemi përgatitur një plan për të rrezikuar rendin kushtetues, ju siguroj se nuk kisha asnjë plan, por isha i përkushtuar gjatë gjithë kohës për të përfunduar seancën konstituive.
Unë nuk kam pasur kontakte me Vlladimir Atanasovskin, ndërsa kam pasur kontakte me Janakieski derisa ishte Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Për më tepër, unë do të shtoj dëshminë e Zoran Zaev i cili tha se si njeri që ishte viktimë nuk mendon se Veljanoski, Janakieski dhe Ristovski janë krijuesit dhe organizatorët e ngjarjeve të 27 Prillit.
Prokuroria nuk dëshmoi me asgjë se kishte një plan dhe as që unë kam marrë pjesë në ndonjë plan të pretenduar”, tha Veljanoski./Telegrafi/
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...
Kërcet dajaku te Reali, Valverde përfundon në spital
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...