Gruaja që kishte marrë lëndime të rëndë në një aksident komunikacioni më 21 mars në rrugën nga Brus – Kopaonik, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike të Beogradit pas 17 ditësh trajtim intensiv.
Aksidenti ishte shkaktuar nga një veturë që i përkiste kolonës së sigurimit të kriminelit, Milan Radoiçiq.
Sipas raportimeve të portalit beogradas ‘Radar’, në aksidentin e rëndë ishte përfshirë një çift i moshuar – prindërit e njërit prej zyrtarëve të lartë të policisë së Beogradit – të cilët udhëtonin me një veturë “Lada”. Në veturën e tyre u përplas një limuzinë “Skoda”, që ishte duke bërë një parakalim të rrezikshëm, pjesë e kolonës së automjeteve që e shoqëronin Radoiçiqin.
Siç raporton ‘Radar’, parakalimi fatal filloi nga një veturë “Jeep” me targa të huaja, që më pas u ndoq nga “Skoda”, në të cilën ndodheshin dy anëtarë të sigurimit të Radoiçiqit.
Pas përplasjes së rëndë, dy pasagjerët nga “Skoda” nuk pësuan lëndime, ndërsa çifti i moshuar u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Fillimisht, mjekët vlerësuan se burri ishte në rrezik për jetën, ndërkohë që gjendja e gruas u përkeqësua më vonë, duke çuar në vdekjen e saj më 8 prill.
Edhe pse bëhet fjalë për një aksident të rëndë me pasoja fatale, sipas portalit “Radar” deri më sot asnjë institucion shtetëror, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë në Serbi, nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për rastin. Po ashtu, asnjë nga mediat proqeveritare në Serbi nuk ka raportuar për aksidentin./rtk

Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s