Në seancën gjyqësore për rastin e “Lagjes së Trimave” sot pritet të dëshmojë i akuzuari Kenan Iseni, nga fshati Hotel i Kumanovës, në shtëpinë e të cilit 3 ditë para luftimeve të 9 dhe 10 majit 2015, kishte kaluar natën e 6 dhe 7 majit Andi Krasniqi, i njohur si komandat Malisheva.
Andi Krasniqi gjatë dëshmisë në seancës e fundit gjyqësore mohoi se qëllimi i grupit të ketë qenë nxitja e ndonjë konflikti të armatosur, por se veprimet paqësore lidhur moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën siç tha politikanët shqiptar vazhdimisht janë ankuar në Kosovë dhe Shqipëri duke përmendur me këtë rast Ejup Alimin, Ali Ahmetin por edhe Sadulla Durakun. Sipas komandat Malisheshevës, kanë qenë të informuar se grupi do të vijë në Maqedoni. Gjatë kësaj seance, Krasniqi tha ky rast është një proces i montuar politik, dhe se, akuzat për terrorizëm, duhet t’i drejtohen Qeverisë, në të cilën bën pjesë edhe Ali Ahmeti.
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn