Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se situata e qarkullimit në akset kombëtare është nën kontroll, dhe se nuk ka pasur bllokim rruge në asnjë moment.Sipas ARRSH-së, në akset Kukës – Bushtricë, Kukës – Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete të shumta.
Qarkullimi kryhet pa probleme. Akset e Tropojës dhe në Bogë – Dedaj – Razëm, ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë.
Po punohet pa ndërprerje edhe në Qafë Mali – Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm.
Kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes.Segmenti Mjedë-Pukë -Fushë Arrës është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë.Segmenti Fushë Arrës- Fushë Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur, po punohet për ta përmirësuar.
Useku (unaza e re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë.Në të gjithë qarkun Korçë ka pasur reshje bore. dhe Korçë – Ersekë, në Qafën e Qarrit.
Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet me zinxhirë, në akset e tjera nuk ka probleme, transmeton atsh.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...