Studentët serbë vazhdojnë t`i bllokojnë rrugët te Fakulteti Filologjik në Beograd.
Ata po kërkojnë që të plotësohen kërkesat lidhur me tragjedinë në Novi Sad, të cilat përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit, përgjegjësinë penale por edhe ndjekjen e atyre që sulmojnë qytetarët gjatë protestave.
Rreth 30 fakultete të tjera në Serbi janë në bllokadë, derisa edhe aktivistë, opozita, madje edhe nxënës po protestojnë. Revolta e qytetarëve po rritet.
“Pushteti duhet të marrë përgjegjësinë dhe të parandalojë përshkallëzimin, sepse vazhdimi i kësaj sjelljeje do ta çojë shoqërinë në një spirale të rrezikshme”, tha Miodrag Jovanoviq, profesor i Fakultetit Juridik.
Gjatë protestave të qytetarëve shpesh ndodhin provokime nga huliganë të maskuar, të lidhur me partinë në pushtet.
Tabloidet etiketojnë studentët, dhe qeveria i akuzon për bashkëpunim me “agjentë të huaj”, derisa arreston politikanë opozitarë dhe aktivistë. Opozita paralajmëron për rritjen e represionit.
“Represioni po bëhet gjithnjë e më i fortë. Qytetarët kudo që shprehin pikëpamjet e tyre politike, hasin në një formë represioni nga regjimi. Vuçiq nuk kupton se ekzistojnë njerëz që represioni nuk do t’i frikësojë. Sa më i madh të jetë presioni, aq më i fortë do të jetë kundërshtimi”, tha Dragana Rakiq nga Partia Demokratike.
Disa organizata joqeveritare kanë paralajmëruar për rritjen e represionit ndaj qytetarëve që protestojnë, ndërkohë që qeveria vazhdon të mos tregojë gatishmëri për t’iu përgjigjur pakënaqësive të rritura në shoqëri./rtk
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...