Komisioni kuvendar për Çështje Kushtetuese sot duhet të vazhdojë debatin për katër propozim amendamentet e Kushtetutës dhe raportin që Qeveria ia dorëzoi Kuvendi pas pesë debateve publik që u mbajtën si hyrje në fazën e tretë dhe përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese.
Pas debateve publike nuk ka ndryshime të mëdha tek amendamentet kushtetuese, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në amendamentin e parë parashikohet në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të ndryshohen me fjalët “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa fjala “Maqedoni”, të zëvendësohet me fjalët “Maqedoni Veriore”, përveç në nenin 36 që ka aspekt historik.
Në amendamentin e dytë në Preambulën e Kushtetutës falët “vendimet e ASNOM-it”, të zëvendësohen me “Shpallje e Kuvendit të parë të ASNOMI-it” dhe shtohet marrëveshja e Ohrit.
Në amendamentin e tretë thuhet se “Republika respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve fqinje”, ndërsa amendamenti i katërt ka të bëjë më mërgimtarët dhe aty parashihet se “Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj që jetojnë ose banojnë jashtë dhe i zhvillon lidhjet e saja me atdheun, ndërsa nuk do të ndërhyjë në sovranitetin e shteteve tjera dhe në punët e brendshme”.
Pas mbarimit të debatit të komisioni kuvendar, propozim amendamentet duhet të shqyrtohen dhe votohen në seancë plenare. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi njoftoi se do të caktohet pas festave të krishtlindjeve, diku ka 9 janari ndërsa i gjithë procesi pritet të përfundojë me seancë plenare diku ka mesi i janarit.
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...
Francisco Neto prezantohet si lojtar i Llapit