“Që ta ruajë besueshmërinë, Bashkimi Evropian duhet ta përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është e nevojshme që ky proces të jetë më dinamik”.
Këtë e tha komesari evropian për zgjerim Oliver Varhelyi, në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen negoociatat, pas të dy vendet i kanë plotësuar kushtet që u janë vendosur.
“Gjatë kohës së përgatitjeve të gjata dhe procesit negociues, do të na duhet kontroll politik më i fuqishëm, me pjesëmarrje maksimale të shteteve anëtare. Në të kundërtën rrezikojmë forcimin e qendrave që mund t’i sjellin dëm procesit negociues”, tha Varhelyi.
Sipas tij, zgjerimi në Ballkanin Perëndimor mund të jetë i suksesshëm, vetëm nëse BE i përmbush premtimet që i ka dhënë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...