Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet për të hyrë në BE, gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit nga Parlamenti Evropian. Sipas komisionerit, shtyrja e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka krijuar impakt negativ.
“Shtyrja e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka krijuar impakt negativ. Duhet zgjidhur problemi bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Të dyja vendet kanë përmbushur kushtet. Është e rëndësishme që këtë ta kuptojnë edhe vendet e BE. Që të nisim dhe konferencën e parë ndërqeveritare. Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të kalojmë te Mali i Zi, ku janë hapur kapitujt të negociatave. Nuk mund do të mbyllen kapitujt, kjo është pjesë e metodologjisë së re. Mali i Zi duhet të shtojë përpjekjet, siç është liria e shtypit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Serbia duhet të forcojë pavarësinë e gjyqësorit, kjo duhet të bëhet brenda këtij viti. Falënderoj Tanja Fajon për misionin e përmbushur për dialogun Serbi-Kosovë. Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma, në luftën kundër korrupsionit-tha Varhelyi./alsat m/.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...