Tri herë fituesi i Topit të Artë, Marco van Basten, ka dhënë mendimin e tij mbi debatin më të madh në futboll, Lionel Messi – Cristiano Ronaldo.
Van Basten ka folur për dy lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, duke dhënë edhe mendimin e tij rreth më të mirit.
Në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, Van Basten ka bërë të ditur se Messi është më i miri.
“Ronaldo është lojtar i mirë. Por, ata që insistojnë se ai është më i mirë sesa Mesis, nuk e kuptojnë futbollin, ose janë në besimin e gabuar” ka thënë Van Basten, transmeton lajmi.net.
“Messi është unik. I paimitueshëm, i papërsëritshëm. Si ai, një në 50 vite. Si fëmijë, ai ka rënë në vazon e gjeniut të futbollit” ka shtuar tutje tri herë fituesi i Topi të Artë.
Kujtojmë se Lionel Messi ka fituar Topin e Artë plot gjashtë herë, por sigurisht se kjo statistikë nuk është e vetmja që bind Van Basten për këto fjalë.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...