Vaksinat kundër coronavirusit që do të arrijnë në Maqedoni janë të çertifikuara

13:05 | 14 Janar 2021

Në pranimin e donacionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Ministri Venko Filipçe në një deklaratë për mediat tha se ne presim dozat e para të vaksinave së shpejti, pas së cilës vaksinimi do të fillojë më vonë këtë muaj ose ndoshta në fillim të shkurtit.

“Në grupin e parë të vaksinimeve do të jenë profesionistë e shëndetit, si dhe ata mbi 70 vjeç që kanë faktorë rreziku. Grupi i dytë do të përfshijë ata punonjës shëndetësorë me rrezik më të ulët, si dhe të moshuarit, dhe ata me ata me komorbiditete të zhvilluara. Të gjitha vaksinat do të jenë të çertifikuara si duhet, kështu që unë nuk shoh një ndryshim midis vaksinave dhe mënyrës se si ato do të mbërrijnë”. tha Ministri Filipçe.

Ministri tha se inspektorët dhe policia janë aktiv, ndërsa qytetarët tani më shumë i respektojnë masat, gjë që ka sjell në stabilizimin e gjendjes me Covid-19./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara