Pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ta vazhduar gjendjen e krizës edhe për 30 ditë, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski vendosi që të angazhojë ushtrinë.
Sipas vendimit, armata bashkërisht me policinë kufitare do të sigurojnë kufirin jugor dhe verior të vendit.
“Më bazë të Vendimit e Qeverisë për gjendje krize në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të rrezikut nga tranzitimi i emigrantëve nëpër territorin e vendit tonë dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga emigrimi ilegal në kushte të pandemisë, presidenti i vendit mori vendim për angazhimin e armatës e cila bashkërisht me policinë kufitare do të sigurojë kufirin jugor dhe verior të vendit”, thuhet në njoftimin e kabinbetit të Pendarovskit.
Ndryshe, gje Qeveria në mbledhjen e 61-të vendosi qv të vazhdojë gjendjen e krizës për 30 ditë.
“Me këtë vendim, qeveria solli përfundim që të njoftohet presidenti i shtetit dhe Kuvendi, dhe përfundoi që t’i propozojë presidentit të sjellë vendim për pjesëmarrje të një pjesë të pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me gjendjen e krizës”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Qeverisë./
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...