Çmimi i benzinave në Maqedoni nga mesnata do të zvogëlohet për 4,5 denarë, i dizelit për tre denarë, ndërsa i karburantit ekstra të lehtë për 3,5 denarë, paralajmëroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
Sot e kemi një prej uljeve më të mëdha të çmimeve të benzinave dhe të dizelit që kur ekziston Komisioni Rregullator për Energjetikë. Kjo nuk është meritë e jona, e as paraprakisht me meritë apo faj tonin ishte rritja e çmimit të karburanteve, thjeshtë të tilla janë trendet në bursën për naftë. Ne vetëm e zbatojmë metodologjinë e cila është pjesë e marrëveshjes shitblerëse për OKTA e ratifikuar nga Kuvendi në vitin 1999″, deklaroi Bislimovski.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...