Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e ka publikuar raportin javor për gjendjen me koronavirusin, për periudhën 7 deri 13 dhjetor 2020.
Siç thuhet në njoftim, në këtë periudhë janë bërë gjithsej 15.857, që është 9.2 përqind më pak në krahasim me javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 5.518 raste pozitive në 35 qytete, që paraqet ulje për 14.6 përqind në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të reja (2.296 ose 41.%) janë në Shkup”.
“Në periudhën 7-13 dhjetor 2020, përqindja e rasteve pozitive me COVID-19 është 34.8%, që është ulje për 2% në krahasim me javën e kaluar. Rastet e reja në këtë javë janë nga të gjitha grupmoshat”, thonë nga MSH.
Ata shtojnë se pas dy testimeve negative ose përdorimit të algoritmit të ri, janë regjistruar gjithsej 5.313 pacientë të shëruar.
“Janë regjistruar 174 raste të vdekjeve, që është ulje prej 5.4% në krahasim me javën e kaluar. Në lidhje me moshën, 142 prej të vdekurve kanë qenë mbi moshën 60-vjeçare, 24 të moshës në mes 50-59 vjeç, 4 të moshës 40-49, dhe nga dy raste të moshës 20-29 dhe 30-39”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaj...
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...