Drejtoresha e Drejtorisë për të Hyra Publike (DHP), Sanja Llukarevska njoftoi se tashmë ka nisur pagesa nga ‘TVSH-ja ime’ për tre mujorin e dytë, përkatësisht për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.
Për këtë tremujor 197.819 do të kthejnë para nga ‘TVSH-ja ime’, ndërsa shuma që do t’ju kthehen personave që kanë skanuar llogari fiskale gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar është 238.075.865 denarë apo 3.8 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Llukarevska thotë se me masën ‘TVSH-ja ime’, qytetarët krahas përfitimeve materiale denoncojnë rregullisht parregullsi lidhur me mosdhënien e llogarive fiskale në linjën 198.
“Denoncimi është rritur, kështu që parregullsitë nga fillimi i kësaj mase është 1687 në krahasim me periudhën qershor-dhjetor kur ka pasur vetëm 741 denoncime”, tha Llukarevska.
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...