Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras të martën, më 2 prill do të jetë për vizitë një ditore më Shkup së bashku me shtatë ministra nga kabineti i tij.
Siç njoftojnë nga TV24, delegacioni grek në Shkup do të vijë me dy aeroplanë, ndërsa përveç krerët politik grek, të pranishëm do të jenë një numër i madh i biznesmenëve grek dhe ekipe gazetarie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për vizitën e Tsiprasit ka interes të madh, kështu që në Shkup do të jetë edhe një numër i madh i mediave në rajon. Për shkak kësaj siguria do të rritet ndërsa MPB do të angazhojë numër të madh të policëve si dhe njësitë speciale.
Tsiprasi dhe delegacioni i tij së pari do të pranohen nga kryeministri Zoran Zaev, ndërsa më pastaj është paraparë vizitë edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Pas vizitës të dy institucioneve delegacioni do të merr pjesë në forumin dypalësh ekonomik që do të mbahet në hotelin “Alexandar Pallace”, nga ku biznesmenët e dy vendeve do të nisin mbledhjet.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës