Një person ka ndërruar jetë sot herët në mëngjes në hekurudhën Veles-Gradsko pasi u godit nga një lokomotivë.
Sipas raportit të policisë, bëhet fjalë për një emigrant që për shkak të lëndimeve të rënda trupore ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Velesit.
“Më 11.06.2020 në orën 04.00 u raportua se në rrugën hekurudhore Veles-Gradsko, përpara fshatit Zgropolci, një lokomotivë ka goditur një person – emigrant, i cili pësoi lëndime të rënda trupore. Personi në fjalë rrugës për në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit iu nënshtrua plagëve duke ndërruar jetë. Ekipi i SPB-Veles ka kryer inspektime në vendngjarje. Trafiku hekurudhor ishte në ndërprerje deri në ora 06.35 për shkak të inspektimit”, njoftojnë nga MPB./alsat
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...