Nuk pati persona të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale kur dje një tren mallrash goditi një veturë të pasagjerëve të lënë në vijën hekurudhore ndërmjet stacioneve hekurudhore të Miladinovc dhe Ilindenit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në SPB në Shkup, mbrëmë në orën 13:10, është raportuar se ndërmjet stacionit hekurudhor Miladinovc dhe stacionit hekurudhor Ilinden, një tren mallrash që udhëtonte në linjën nga Tabanovc drejt Shkupit, goditi një automjet të udhëtarëve “Opel Corsa” me targa të Shkupit të lënë në hekurudhë nga një person i panjohur.
Komunikacioni për pasagjerë dhe mallra në atë pjesë të vijës hekurudhore ka qenë i ndërprerë nga ora 3:10 deri në ora 5:45, për shkak të hetimeve në vendin e ngjarjes.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit