Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë, të cilët protestojnë me bllokadë në komunikacion hekurudhor tani më dy javë me radhë, u takuan me u.d drejtorin e HM Transport Igor Korunoski, por ende nuk është arritur marrëveshje për ndërprerje të protestës.
Sipas Korunoskit, kontaktet me të punësuarit do të vazhdojnë dhe kërkohet zgjidhje që gjatë ditës të fillohet me punë.
Sërish është ofruar zgjidhja që u prezantua dje, menjëherë të paguhet pjesa e parë e pagës së janarit dhe sigurimi shëndetësor dhe të fillojë me grumbullimin e mjeteve për pjesën e dytë. Të punësuarit kërkojnë informacion dhe garanci për pjesën e dytë të pagës. Kemi kontakte me të punësuarit dhe kërkohet zgjidhje që gjatë ditës të fillohet me punë”, deklaroi për MIA-n Korunoski.
Për shkak të protestës së të punësuarve në HM, 15 ditë tërësisht është ndërprerë qarkullimi i mallrave dhe i udhëtarëve në Maqedoni.
Korunoski dje apeloi që të punësuarit të fillojnë me punë, duke theksuar se vetëm kështu do të mund të faturohen paratë për pagën përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...