Tragjedia në RMV, Rama shpreh ngushëllimet: Të gatshëm për t’ju ardhur në ndihmë

10:41 | 16 Mars 2025
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë në qytetin e Koçanit, Maqedoni e Veriut, ku përhapja e zjarrit në një klub natë i mori jetën të paktën 51 personave dhe plagosi shumë të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama thekson gatishmërinë për ndihmë ndaj vendit fqinj.

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka deklaruar se për momentin janë 118 të lënduar nga zjarri që ka shpërthyer në diskotekë në Koçani./Arbresh.info/

Tragjedia në Koçan, Taravari: 118 persona janë shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit

Të paktën 50 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

Të ngjashme

Foto lajm