19-vjeçari nga Gjermania, me origjinë nga Serbia, ka vdekur në Maqedoni, pasi ka marrë plagë të rënda në një dasëm dje në Likovë të Kumanovës.
MPB ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45.
Përderisa ka qenë i ulur në oborrin e Z.SH. (51) ku ishte edhe festa, 63-vjeçari A.SH. ka njerrë armën e zjarrit me kalibër 9 mm, të cilën e ka poseduar pa leje dhe ka gjuajtur disa plumba në ajër, ndërsa njëri prej plumbave ka shkuar në dejtim të 19-vjeçarit B.A.
Djali i lënduar është transferuar në spitalin e Kumanovës ku edhe ka vdekur. Kufoma është dorëzuar për autopsi, A.SH. është paraburgosur, ndërsa policia punon në zbardhjen e plotë të rastit./express/
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin