Në fshatin e Prokuples, Gornje Kordince (Serbi) banorët po përjetojnë një tmerr të madh pasi që për tre muaj aty vdiqën pesë veta emri i të cilëve fillonte me shkronjën S!, njoftojnë medie serbe.
Së pari vdiq Stanojlo, pastaj Slobodani. Pas tyre Stojani, e para dhjetë ditësh edhe Sveta. Filluan edhe tregimet se në fshat po vdesin meshkujt emri i të cilëve fillon me shkronjën S dhe ata emra u quajtën të mallkuar. Pastaj të martën e kësaj jave vdiq edhe Stole… Dhe tash në këtë fshat ka filluar frika nga vdekja e të gjallëve që emrat u fillojnë me këtë shkronjë, përcjell portali serb “kurir”.
Ka raste që individë me këta emra kanë filluar të mendojnë për ndërrimin e emrit të vet.
Në këtë fshat jetojnë 120 banorë e mesatarisht i kanë nga 60 vjet.
“Nuk vjen vdekja për shkak të emrit por për shkak të tensionit. Fshati na është zbrazur dhe fëmijët nuk duan të mbesin këtu e neve që jemi këtu rëndom se na ndodh vdekja. Dikur emrat me shkronjën S ishin në modë ndaj dhe çdo i dyti quhej Slobodan, Stanojlo, Stole…”, thotë 84 vjeçi i katundit Çeda.
Media që ka shkruar për rastin, ka provuar të flasë me burrat që bartin emrat e filluar me shkronjën S, por ata nuk kanë dashur të flasin ndërsa njëri, me të cilin ekipi i portalit ishte takuar rastësisht, kishte emrin Slavisha.
“Do ta ndryshoj emrin. Edhe ashtu kurrë s’ më ka pëlqyer”, është shprehur ai.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...