Ambasadorja kroate në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj në një intervistë për AIM, me rastin e përfundimit të presidencës së Kroacisë me Këshillin e Evropës, shprehet se është më shumë krenare që gjatë presidencës së vendit të saj me BE-në, Maqedonia e Veriut mori vendim për fillimin e
bisedimeve.
Tiganj shprehet se duke marrë parasysh hapin e madh që Maqedonia e Veriut e ka bërë në disa vitet e fundit, Kroacia me dëshpërim të madh e përjetoi vendimin e Këshillit të Evropës të tetorit të vitit 2019.
“Kështu që, krahas prioriteteve të përcaktuara tashmë të presidencës së Kroacisë me Këshillin e BE-së, njëra prej detyrave tona kyçe gjatë presidencës sonë ishte që të përmirësohet padrejtësia që i është bërë Maqedonisë së Veriut”.
“Kroacia përkundër krizës së koronës, megjithatë arriti të kthejë fokusin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, me çka siguroi që plani për zgjerimin e BE-së të mbetet lartë në agjendën e BE-së edhe pas përfundimit të presidencës kroate”, tha Tiganj.
Lidhur me zgjedhjet e radhës, dhe nëse kjo do të kishte ndikuar në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Tiganj shprehet se Maqedonia e Veriut u përcaktua qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjë që nënkupton konsensusin e të gjitha partive politike për këtë çështje dhe prandaj edhe këto zgjedhje, thotë se janë vetëm një festival i demokracisë për të cilat presim që të mbahen në atmosferë korrekte dhe demokratike.
E parkoi veturën në trotuar dhe rrezikoi sigurinë e këmbësor...
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dh...
Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme ndaj zyrtarëve poli...
Politikanët norvegjezë: T’i japësh Trumpit medaljen e Çmimit...
Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”
Përfundon rinumërimi në Kaçanik – deri në 100 vota dallim pë...