Mediat në Maqedoninë e Veriut, raportojnë se Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ndërmarrë disa veprime për hetimin e skandalit në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Në këtë ndeshje, nga tribunat në sallën e sporteve në Kumanovë u dëgjuan thirrje raciste ndaj shqiptarëve, ku prezent në palestër ishte një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ngjarje shkaktoi reagime të ashpra në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Shqipëri e Kosovë.
Zyra e Prokurorit të Kumanovës, njofton se ka lëshuar disa urdhra për hetimin e rastit, duke përfshirë një urdhër për të siguruar pamjet e kamerave të mbikëqyrjes për të identifikuar autorët.
“Prokuroria Kryesore Publike e Kumanovës po vazhdon dhe ka lëshuar disa urdhra dhe udhëzime për Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Kumanovës për të hetuar elementët e një vepre penale në thirrjet që përmbanin gjuhë urrejtjeje nga individë aktualisht të panjohur në ndeshjen e djeshme të basketbollit midis ekipeve kombëtare të Maqedonisë dhe Rumanisë. Është lëshuar gjithashtu një urdhër për të siguruar pamjet e kamerave të mbikëqyrjes me qëllim identifikimin e autorëve të mundshëm”, thuhet në njoftim raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.
Në ndeshjen e djeshme Maqedoni – Rumani, nga tribunat në pallatin e sporteve në Kumanovë u dëgjuan thirrje skandaloze dhe nxitëse të urrejtjes etnike, si parulla famëkeqe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma të gazit për shqiptarët”.
Midis të pranishmëve ishte edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, i cili sot nga foltorja e partisë njoftoi se partia e tij dënon të gjitha llojet e shpërthimeve nacionaliste dhe gjuhës së urrejtjes.
Ai theksoi se thirrjet ksenofobike vinin nga një grup shumë i vogël qytetarësh.
LSDM-ja e dënoi incidentin si një përpjekje për të krijuar tensione parazgjedhore midis qytetarëve, ndërsa BDI kërkoi dorëheqjet e zyrtarëve të VLEN-it.
VLEN u përgjigj se në të kaluarën ka pasur shumë tragjedi që kanë prekur shqiptarët, por, siç theksuan ata, në asnjë situatë nuk ka pasur dorëheqje të zyrtarëve të BDI-së.
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...