Lëvizja BESA ka reaguar kundër fyerjeve dhe ofendimeve që iu bënë shqiptarëve sot në Krushevë të Maqedonisë.
“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” ishte thirrja që bëhej nga ana e disa personave sot në “festën e Ilidenit” në Krushevë, ku po merrte pjesë edhe presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov.
BESA ka thënë se këto veprime kanë qëllim të krijojnë incidente dhe ta destabilizojnë vendin që është në prag të shumë proceseve të rëndësishme.
“Është botërisht e ditur se ende ka forca të brendshme të ndihmuara nga qendra prej jashtë që me çdo kusht duan të pengojnë këto procese historike”, thuhet në reagimin e partisë.
Këtë ngjarje e ka kundërshtuar edhe kabineti i presidentit, i cili ishte i pranishëm në kohën kur u bënë thirrjet anti-shqiptare.
“Presidenti asnjëherë nuk ka përkrahur incidente dhe gjuhë të urrejtjes”, thuhet në komunikatën e kabinetit.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media