Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në Ambasadën e Francës në Shkup zhvilloi takim pune me Ambasadorin Christian Timonier, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Thaçi e njoftoi Ambasadorin e Francës me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike në vend, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.
”Maqedonia duhet që t’i kthehet me urgjencë çështjes së emrit në agjendë pasi që paraqet pengesë kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë.” tha mes tjerash Thaçi.
Thaçi dhe Timonier pajtuan se vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e integrimeve euro-atlantike.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës