PDSH-ja, Besa dhe Aleanca duhej të bashkoheshin kundër BDI-së, kështu deklaroi mbrëmë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi gjatë një interviste në emisionin Zig-Zag në TV Art.
“Nuk u kap mbështetja ime nga ata që fituan më tepër vota tek opozita, në këtë rast Lëvizja Besa. Një iniciativë e tillë do të konstatohej se populli ia mori legjitimitetin BDI-së. Dhe, tani do kemi periudhën e ndëshkimit të këtyre opozitarëve në ciklet e ardhshme zgjedhore”, ka thënë Thaçi.
Sipas Thaçit kjo situatë mund të zhvillohet kështu deri në zgjedhjet lokale, kjo qeveri të vazhdojë të funksionojë kështu dhe të shkohet në zgjedhjet parlamentare vjeshtën e vonshme.
“Nuk shoh interes të bashkësisë ndërkombëtare për ta zgjidh këtë situatë. VMRO-së i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, ndërsa mendoj se edhe LSDM është aktor i rëndësishëm”, ka thënë Thaçi.
Katër nga të arrestuarit për vrasjen e policit Lika ishin të...
Gjesti rrëfen emocionet pas fitores dhe veprimin e parë jash...
Spiropali, mesazh lamtumire Papa Françeskut: Më ka lënë mbre...
Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post B...
Putin konfirmon: Të gatshëm për negociata me Ukrainën pa par...
Pas shpërthimit të fuqishëm në Iran – të paktën tetë të vdek...