Kryetari i Komisionit për ekonomi nga radhët e LSDM-së, Dragan Tevdovski, sot realizoi takim me punëtorë të rajonit lindor në Shtip. Ai tha se ndodhemi në situatë para formimit të qeverisë së re dhe se ndër hapat e parë të qeverisë do të jetë rritja e rrogës minimale.
“Jemi para fillimit të qeverisë së re. Gjatë gjithë kohës kemi luftuar që ta rrisim rrogën minimale dhe ja para se të fillojë qeveria e re, takimet e para janë me ju. Prioritet i qeverisë së re do të jetë rritja e rrogave, para se gjithash e asaj minimale, për shkak se nuk është fer të punoni me shumë mund, ndërsa rrogat të mos jenë të mjaftueshme për jetesë. Këtë do ta bëjmë që të mund ju, punëtorët me vlerë të keni jetë normale dhe me dinjitet”, deklaroi Tevdovski.
Ai gjithashtu tha se edhe punëdhënësit do të mbështeten financiarisht nga qeveria e re që të mund ta paguajnë rritjen e rrogës minimale, me çka sipas tij, do të sigurojnë edhe vende pune të reja./Arbresh.info/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...