Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, prej sot (25-shtator) filloi me aktivitete të vazhdueshme për trajtimin e automjeteve, gjegjësisht shoferëve të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve pa licencat e nevojshme dhe bartësi të cilëve janë Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor Tetovë dhe Njësiti për Krime Ekonomike.
Gjatë paradites së sotme, në periudhën prej 06.00 deri në ora 10.00, janë zbuluar 7 automjete, kryesisht furgonë dhe
minibusë, të cilët transportonin pasagjerë në drejtim të Shkupit, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për kryerje të kësaj veprimtarie, mbi të gjitha licencat.
Do të përgatiten parashtresa adekuate ndaj pronarëve të këtyre automjeteve në përputhje me Kodin Penal (neni 284), i cili parashikon dënime shumë rigoroze.
Të gjitha masat janë planifikuar dhe koordinuar nga Prokurori Publik dhe do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë në periudhën e ardhshme, në mënyrë që të vendoset rend dhe siguri më e madhe në transportin publik në këtë zonë dhe për të parandaluar konkurrencën jolojale në këtë fushë./Telegrafi/
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...
Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt, konfirmojnë ...
Hetim për zhdukjen e një personi, arrestohet shefi i policis...
Neuer e vazhdon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 202...