Komuna e Tetovës informon se janë blerë 300 laptopë për nxënësit, të cilët nuk kanë pajisje adekuate për ndjekjen e mësimit online në këtë periudhë.
Nga komuna thonë se bëhet fjalë për 300 laptopë të cilët nxënësit do t’i marrin në përdorim në shtëpi përderisa është në fuqi vendimi i qeverisë për mbyllje të shkollave dhe mësim online.
“Komuna e Tetovës ka filluar me shpërndarjen e laptopëve për nxënësit që kanë mungesë të pajisjeve dhe nuk kanë mundësi ta ndjekin procesin mësimor online. Bëhet fjalë për 300 laptopë të shkollave të cilët nxënësit do t’i marrin në përdorim në shtëpi përderisa është në fuqi vendimi i qeverisë për mbyllje të shkollave dhe mësim online”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Që nga përhapja e coronavirusit në vend dhe mbylljes së shkollave, Qeveria vendosi që mësimi në realizohet online, ndërsa fillimisht pati kritika pasi jo të gjithë nxënësit kanë mundësi për ndjekjen e mësimit online.
Nga Ministria e Arsimit kanë deklaruar se e ndjekin me kujdes situatën me mësimin në distancë, si dhe do të intervenojnë atje ku e shohin të nevojshme.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës