Tetë ditë pas tentimit të dëmtimit të gypave të oksigjenit të spitalit të Tetovës, ditë më parë rreth orës 17, pjesëtarë të Sektorit për punë të brendshme të Tetovës, kanë arritur të arrestojnë një të dyshuar për përfshirje në vepër penale.
Fjala është për personin A.R. 42 vjeç nga fshati Zhelinë i Tetovës, i cili është i dyshuar si pjesëmarrës në rastin e tentimit për të dëmtuar furnizimin me oksigjen të të sëmurëve me kovid në spitalin klinik të Tetovës, të ndodhur më datë 23 të këtij muaji.
Nga sektori i punëve të brendshme i Tetovës njoftojmë se deri tek arrestimi i të njëjtit ka ardhur pas bisedimeve të zhvilluara me rojet e spitalit dhe pjesëtarë të tjerë të spitalit, si dhe pronarëve të shtëpive për rreth spitalit. Është duke u biseduar me personin e dyshuar dhe po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit dhe dokumentimin e tij.
Për momentin i dyshuar është vetëm personi A.R. 42 vjeçar nga fshati Zhelinë i Tetovës.
Përndryshe, më datë 23 të këtij muajit, rreth orës 7 të mëngjesit, u tentua shkëputja e gypave që furnizojnë me oksigjen spitalin klinik të Tetovës por për fat të mirë, personi apo personat e dyshuar, kanë arritur të shkëpusin vetëm dy gypa që nuk kanë qenë furnizuar të kovid qendrave por të sallave të operacionit tek klinika e re, të cilat ende nuk janë në funksion./alsat.mk/
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...