Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot Bosnje e Hercegovinën, derisa dridhjet janë ndjerë edhe në Kroaci.
Sipas të dhënave të EMSC, qendrës sizmologjike mesdhetare, tërmeti kishte epiqendrën 39 kilometra veriperëndim të Zenicës, në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 29 kilometra në verilindje të Knezhevit, transmeton Telegrafi.
Tërmeti është ndjerë në tërë territorin e Bosnje e Hercegovinës, e vendi që më së shumti ndjeu lëkundjet e tokës janë qytetarët e Teshnjas – që thanë se zgjatën rreth 20 sekonda.
Dridhjet i ndjenë edhe ata në Travnik, Zenicë, Zavidoviq, Çelnicë, Banja Llukë dhe Gradaç.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së