Një tërmet i fuqishëm sot rreth orës 11 ka tronditur Shkupin dhe rrethinën.
Sipas Observatorit sizmologjike në Shkup, epiqendra e tërmetit ka qenë 50 kilometra në veri të Shkupit.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 10.50 dhe se është ndjerë në pjesën veriore të territorit të Maqedonisë, transmetoi ina.
Sipas shkallëz makroseizmike evropiane, tërmeti ka qenë me intensitet prej 4 shkallëve, duke shkaktuar lëkundje tronditëse dhe panik tek qytetarët, bëri të ditur Observatori Seizmologjik në Shkup.
Shkupi mban mend për tërmete shkatërruese, sidomos ai i 26 korrikut të 1963 që ishte me intensitet prej mbi 10 shkallëve sipas Rihterit dhe që shkaktoi dëme katastrofale: 1070 të vdekur, 3000 të plagosur, 15800 ndërtesa të shkatërruara dhe 28 mijë të dëmtuara. Mbi 200 000 persona mbetën pa shtëpi./arbresh.info/
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...