Nënkryetarja e Partisë serbe për Liri dhe Drejtësi Marinika Tepiq ka publikuar një foto të datës 15 mars ku shihet një pajisje që duket si një top zanor LRAD 450XL e kompanisë “Genasys” në një xhip të Xhandarmërisë të vendosur pranë ndërtesës së parlamentit serb.
Fotoja e shpërndarë në rrjetin social X nga deputetja Marinika Tepiq është bërë nga një prej ndërtesave në rrugën e Vllajkoviqit në Beograd ku mund të shihen forcat policore të vendosura rreth ndërtesës së Kuvendit serb, ndërsa në sheshin Nikolla Pashiq është duke u zhvilluar një protestë e organizuar nga studentët.
“Djathtas – tubimi i studentëve dhe qytetarëve. Majtas – policia mban një top zanor në një xhip afër Kuvendit të Serbisë”, ka shkruar Tepiq./Arbresh.info/

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës