Më 14 prill, Sindikata e Postës së Maqedonisë dhe Organizatës Sindikale SH.A. Posta do të hyjnë në grevë nëse në ndërkohë nuk plotësohen kushtet e parapara për rritje të menjëhershme të pagave neto të punëtorëve në shumë prej 3.000 denarë.
Këtë vendim, siç njoftuan ata, e kanë marrë muajin e kaluar, si rezultat i dialogut të pasuksesshëm trepalësh në mes të Bordit të Drejtorëve të Maqedonisë, Qeverisë dhe Sindikatave të Postës së Maqedonisë së Veriut.
“Arsyet e fillimit të grevës së përgjithshme i referohen shqetësimit të mbi 2.200 punonjësve për të ardhmen e kompanisë dhe pasigurisë së mbajtjes së vendeve të punës, pakënaqësisë për mosrealizimin e kërkesës për rritje lineare të pagave neto të punonjësve në shuma prej 3.000 denarë të cilat nuk janë shtuar më shumë se 30 vjet, kushte nën standarde të punës, mos sigurim shumëvjeçar i mjeteve për punë, pakënaqësi të punëtorëve me sistematizimin ekzistues dhe mosrealizimin e disa kërkesave të punëtorëve dhe sindikatave të paraqitura në Konkluzionet e 15 tetorit të vitit të kaluar.
Greva do të zhvillohet në vendet e punës dhe ambientet e punëdhënësit./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit