Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka pranuar që BDI e ka ditur se më 27 prill qytetarët do të futen në Parlament. Xhaferi e pranon se për këtë arsye atë ditë nuk ka qenë në Parlament kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
“Sinqerisht, në të gjitha parashikimet dhe analizat që i bënim paraprakisht, konstatimi ishte se mund të ndodhë hyrja dhe se do të ndodhë hyrja. Lidhur me pyetjen për Ali Ahmetin, ishte vendim në bazë të analizës se nëse ai është brenda, ai mllef që do të futet brenda duke pasur parasysh ngjarjet nga viti 2001, vlerësimi im isgte se nëse ai do të jetë brenda do të shfrytëzohet rasti që ai të jetë cak i eleminimit fizik.Për atë arsye, koalicioni, por edhe si vendim i partisë ishte që Ali Ahmeti të mos jetë brenda”, ka deklaruar Xhaferi në Tv Telma. Ai nuk është përgjigjur në pyetjen se pse për këtë rrezik nuk është njoftuar ministri i punëve të brendshme, që në atë kohë ka qenë Agim Nuhiu i BDI-së./tv telma
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës