Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në pasditen e së enjtes.
Takimi Vuçiq-Grenell ka ndodhur në Bavari, ku dy zyrtarët kanë shkuar për të marrë pjesë në Konferencën e Mynihut për Siguri.
Para takimit, presidenti i Serbisë u ka thënë gazetarëve se priste një bisedë të mirë me diplomatin e lartë amerikan, bëjnë të ditur mediat beogradase.
Sipas tyre, Vuçiq po ashtu ka thënë se priste që diskutimi të zhvillohej kryesisht për Kosovën, përkatësisht për vazhdimin e dialogut mes palës kosovare dhe asaj serbe. /Express/
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...