Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Zadar, Kroaci, ku u zhvillua takimi trepalësh Shqipëri, Kroaci dhe Mali i Zi.
Kjo platformë synon rritjen e bashkëpunimit mes tre vendeve në fushat e interesave të zhvillimit dhe mbrojtjes së objektivave të përbashkëta strategjike.
Diskutimet u përqëndruan në rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, energjetikës dhe turizmit.
Gjithashtu, në një status në Facebook, Kryediplomati Cakaj, bëri me dije se u dakordësuan edhe për rritjen e angazhimeve të përbashkëta në shërbim të integrimit në BE dhe në kuadër të NATO-s.
Për më tepër, në statusin e tij, Ministri në Detyrë Cakaj informoi se palët kanë rënë dakord për të thirrur mbledhjen trepalëshe Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm./TCH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...