Takimi ndërmjet ndërmjetësuesit të çështjes së emrit Maqedoni-Greqi, Metju Nimic dhe ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov që do të mbahet më 11 dhjetor nuk pritet të sjellë propozim të ri për emrin e Maqedonisë, kështu vlerësoi Dimitrov sonte në emisionin “Top Tema”.
“Takimi i parë pas një kohe të gjatë nga Nimic do të shfrytëzohet që të merren shenja nga të dyja palët dhe se në atë takim nuk do të ketë propozim, por do të shohim”, tha Dimitrov.
Dimitrov njoftoi se në Bruksel, ai do të shoqërohet me negociatorin i deritashëm në çështjen e emrit, Vasko Naumovski dhe nga një diplomat i lartë, emrin e të cilit nuk deshi ta bëjë publike.
Ministri i MPJ-së së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov nuk bëri të ditur as vijën e kuqe se deri ku mund të shkojë Maqedonia gjatë bisedimeve për emrin me Greqinë.
“Nëse i shprehim vijat e kuqe, haptazi ju tregojmë grekëve se deri ku ne mund të shkojmë a qëllimi është të ruajmë interesat shtetërore dhe të arrijmë zgjidhje. Rëndë mund të zgjidhen problemet nëse dërgohen porosi nëpërmjet opinionit”, tha Dimitrov.
Ai komentoi edhe sheshin e Shkupit, rezultatin e “Shkupi 2014” me çka vlerësoi se: ”Identiteti ynë nuk mbrohen me sheshin e Shkupit, por me politikë evropiane. Si do të bindim dikë nëse e shkelmojmë”, tha Dimitrov.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...