Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është sulmuar fizikisht nga persona akoma të panjohur derisa ndodhej në territorin e Komunës së Çairit bashkë me ekipin e saj për të detektuar siç pretendon ajo ndërtimet pa leje.
Arsovska mësohet se është goditur në fytyrë pas çka ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin 8 Shtatori në Shkup. Policia është adresuar në vendin e ngjarjes për të marrë masa mbi zbardhjen e rastit, Alsat.mk.
Arsovska tashmë disa javë frekuenton në Çair me pretendimet se po detekton ndërtesa pa leje që sipas saj datojnë në dy mandatet e fundit të kreu të Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Për pretendimet e saja, Arsovska ka dorëzuar dokumente edhe në polici dhe prokurori.
Sekuestrimi i mbi 17 kg heroinë, Sveçla përgëzon aksionin e ...
E pazakontë – Kinezi varroset bashkë me Mercedesin e t...
Gjendje alarmante në Liqenin e Batllavës – mbulohet ng...
Macron kërkon rifillim të negociatave: Fola me Trumpin për h...
Mbappe: Të luash për Real Madridin, klubin më të mirë në bot...
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...