Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë dalëur pas dokumenteve “non-paper”, të cilat pretendojnë ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.
Stoltenberg në konferencën e përbashkët me presidentin e Maqedonisë Stevo Pendarovski, tha se këto spekulime për ndryshim të kufijve nuk ndihmojnë në asgjë.
“Nuk është e imja të komentoj diçka që nuk e kam parë ose nuk e kam lexuar, por çdo spekulim për ndryshim të kufijve do të sjellë vetëm paqartësi dhe jostabilitet në rajon. Spekulimet nuk ndihmojnë në asgjë”, tha Stoltenberg.
Ai theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe për rajonin, por edhe për të gjithë Evropën dhe se NATO investon në sigurinë e rajonit përmes përvojave dhe politikave të dyerve të hapura për anëtare të reja.
Ndërsa Pendarovski rikujtoi deklaratat e tij në të kaluarën, se këto ide janë të rrezikshme, duke shtuar se asnjëri nga aleatët e tij në BE dhe NATO nuk mbështesin koncept të tillë, që përmban “non-paperi” i pretenduar.
Pendarovski tha se e ka të qartë se personat që qëndrojnë pas atyre dokumenteve edhe vetë turpërohen nga ajo që shkruajnë, duke pasur parasysh se janë anonim./Telegrafi/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...