Zëvendësministrja e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevena Stamenkovska në konferencë për shtyp zbuloi se gjatë dy muajve të kaluar janë shpallur 4.131 vende pune në administratën publike dhe në ndërmarrjet shtetërore.
Sipas saj, këto shpallje kanë nisur pas gjashtë nëntorit kur u bë e ditur se do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe kur do të ketë qeveri teknike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për dy muaj janë shpallur gjithsej 4.131 vende pune, në kushte kur vërejtjet janë se administrata shtetërore është e ngarkuar dhe e madhe. Në anën tjetër me këto punësime po bëhet partizimi i aparatit shtetëror”, shprehet Stamenkovska.
Ajo tha se të gjitha konkurset do të kontrollohen dhe nëse konstatohet paligjshmëri atëherë këto vendimet për këto punësime do të shfuqizohen dhe se pagat e këtyre punësimeve janë mes 40.000 dhe 60.000 denarë.
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak