Pothuajse të gjithë parametrat epidemiologjikë sipas të cilave vlerësohet situata me epidemi tregojnë një trend në rënie, pra rritje në lidhje me numrin e rasteve të kuruara, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë.
Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga 11 deri në 17 janar, përqindja e pozitivit nga të testuarit është 16 përqind, e cila krahasuar me mesin e dhjetorit (raporti i ISHP për periudhën nga 14 deri në 20 dhjetor 2020) ka rënie prej 13.3 përqind, kur përqindja ishte 29.3 përqind.
Në të njëjtin raport nga dhjetori, numri i rasteve të diagnostifikuar me Covid-19 në një javë ishte 4.585, ndërsa në raportin e ISHP-së për javën e kaluar numri ishte 2,397, që tregon një rënie prej 48 përqind. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i vdekjeve në javë ishte pothuajse përgjysmuar dhe numri i pacientëve të shëruar është rritur ndjeshëm.
Statistikat e djeshme të covidit gjithashtu treguan një trend të stabilizimit të epidemisë. Nga 1.906 teste të kryera një ditë më parë, u regjistruan 356 raste të reja me coronavirusit, 587 pacientë u shëruan, ndërsa 15 persona humbën jetën. Mes të vdekurve është edhe një 36 vjeçar nga Tetova./telegrafi
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren