Spitali i Dibrës është i stërmbushur me pacientë me coronavirus. Infektologu Sefedin Duka thotë se në ditë po trajtojnë rreth 30 pacientë dhe se pacientët e hospitalizuar janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në spitalin e Dibrës punojnë katër mjekë pa pushim.
“Kapacitetet e spitalit gjatë kohës së fundit janë shfrytëzuar maksimalisht dhe kemi problem me sigurimin e shtretërve të lirë për shkak se vazhdimisht kemi pacientë të rink, pacientë me saturim të ulët, ka pacientë saturimi i të cilëve është nën 50, 47 dhe për shkak të pamundësisë për transport, i trajtojmë këtu. Momentalisht jemi të stërlodhur”, tha Duka.
Gjatë ditës së djeshme kishte vetëm një vend të lirë, ndërsa Kovid Qendra e Dibrës ka gjithsej 26 shtretër.
“Në Kovid Qendrën kemi 16 shtretër dhe vendosëm edhe 4 në ambulancë për shkak të pamundësisë t’i mbulojmë të gjithë. Spitali është stërmbushur”, tha Duka duke shtuar se nëse kap vala e re spitali do të ketë nevojë për shtretër të ri dhe ekip mjekësor./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...