Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme nga ora 7 e mëngjesit e deri në ora 12, në rajonin e SPB-Tetovë ka pasur aksion kontrollues mbi gjendjen teknike të automjeteve të cilat merren me transport publik.
Gjatë këtij aksioni gjithsej janë kontrolluar 100 automjete, 81 në Tetovë dhe 19 në Gostivar, prej ku janë konstatuar 21 shkelje, Tetovë 11 dhe 10 në Gostivar.
“Më shumë lëshime janë hasur te gjendja jo e mirë e frenave, Tetovë 10 dhe Gostivar 3. Janë konstatuar probleme edhe me dritat e automjeteve, pajisje dhe të tjera”, thonë nga policia.
Shkeljet e zbuluara në këtë kontroll veprimi janë sanksionuan me parashtresa adekuate, dhe 19 automjete janë përjashtuar menjëherë nga trafiku. Gjatë kontrollit, janë konstatuar edhe 6 lloje të tjera të shkeljeve.
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...