Kryeministri teknik dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në ‘Facebook’, shkroi se zgjedhjet janë shpëtim për shtetin.
“Na duhet Kuvend aktiv, shtëpia e demokracisë, shtëpia e përfaqësuesve të popullit duhet të jetë aktive. Na duhet Qeveri e plotë funksionale”, shkruan Spasovski, njofton telegrafi maqedoni.
Sipas tij, 15 korriku është ditë për votim dhe ditë për shpëtimin e shtetit nga kriza.
“15 korriku është dita në të cilën qytetarët do ta konfirmojnë se vazhdojmë në rrugë të drejtë, rrugën drejt zhvillimin dhe përparimin, drejt rritjes ekonomike dhe integrimit. Më 15 korrik fitojnë politikat e LSDM-së”, shkruan Spasovski.
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Ve...
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli