Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, pas takimit të liderëve bëri thirrje tek qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet dhe të mos krijojnë panik.
Ai tha se kujdesi për shëndetin e qytetarëve është mbi të gjitha, por poashtu edhe kujdesi për ekonominë. Spasovski tha se qytetarët nuk duhet t’i vërshojnë marketet, ndërsa bëri thirrje edhe për verifikimin e informacioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, por edhe për ekonominë poashtu. Në Kushtetutë ka situata në të cilat mund të thirret Kuvendi, por për momentin nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Kami politikë fiskale stabile, ndërsa nëse duhet të gjitha institucionet do të jenë në dispozicion”, tha Spasovski.
Ai shtoi se me liderët e partive janë marrë vesh që vazhdimisht të bëjnë thirrje për mos-plasimin e lajmeve të rrejshme.
Ndryshe, deri tani në Maqedoni janë regjistruar nëntë raste nga coronavirusi.
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë