Si mandat i ardhshëm mendoj se një nga principet kryesore është që ta respektojmë Kushtetutën dhe për këtë nuk ka dilema se ajo do të jetë mbi gjithçka.
Zv. Ministri dhe Ministri për Punë të Brendshme dhe mandatari i ardhshëm për Qeverinë Teknike, Oliver Spasovski tha se nuk ka probleme me propozimet për ministrat në qeverinë teknike nga ana e opozitës, me përjashtim të propozimit për MPB për të cilën vlerësohet se do të sjell militarizimi të MPB-së.
“Si mandatar i ardhshëm vlerësojë se një nga principet kryesor është të respektojë Kushtetutën dhe në këtë mënyrë nuk kam aspak dilemë se kjo duhet të jetë mbi gjithçka. E dyta, kur mendojmë për këtë kandidat mendojmë edhe për militarizimin e MPB-së, ndërsa nuk është aspak e nevojshme në në shoqëri demokratike”, tha Spasovski.
Ai shtoi se të gjithë e dinë çka nënkuptonte militarizim i MPB-së në kohën e Nikolla Gruevskit.
“Nuk dua të flas ose paragjykojë për njeriun asgjë tjetër”, tha Spasovski./Telegrafi/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...