Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot vizitoi në spital dy policët që janë lënduar rëndë nga përleshja e djeshme mes protestuesve dhe policisë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Spasovski dënoi ashpër sulmin ndaj organeve të rendit, tha se gjithsej janë lënduar 47 policë, ndërkaq dy prej tyre janë me lëndime serioze.
“Ja tani ishim në vizitë te dy kolegë, që ndodhen në Klinikën Universitare për Neurokirurgji dhe janë me lëndime më serioze, të lënduar më rëndë, kemi edhe 11 kolegë ndërsa pjesës tjetër i është ofruar ndihmë mjekësore dhe gjithsesi se janë në shërim shtëpiak”, tha Spasovski.
Ministri ka theksuar se gjatë protestave janë lënduar 47 policë, ndërsa asnjë qytetar nuk është lënduar, por ata që kanë sulmuar policët janë arrestuar.
“Ky rast të kujton rastin e 27 prillit, 30 persona me kapela e shkaktuan tërë sulmin ndaj institucioneve dhe policëve”, tha Spasovski.
Ai theksoi se demokraci nuk do të thotë anarki.
Ministri bëri të ditur se dje janë arrestuar 11 persona, 2 prej të cilëve të mitur.
“Kushdo që godet policin dhe objektet vitale në vend do të dënohen rëndë”, tha Spasovski.
lexo edhe:
47 policë të lënduar nga protestat e dhunshme në Shkup, dy në gjendje të rëndë
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...