“Dy persona, njëri në Manastir dhe njëri në Veles janë arrestuar në lidhje me rastin ‘Dhoma Publike’, ndërsa merren masa dhe aktivitete edhe ndaj personave tjerë”.
Këtë e ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spasovski shkruan se punojnë në koordinim me Prokurorinë Publike, me qëllim që të zbardhet rasti dhe të dënohen fajtorët.
Ndryshe, pas një viti, sërish u aktivizua grupi “Dhoma Publike” në rrjetin social “Telegram”, në të cilin shpërndahen foto eksplicite të vajzave nga Maqedonia, gjithashtu edhe kontaktet e tyre.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...